FT Besa 0 - 2 Egnatia (Shtubina 42', A. Magani 44')
FT VIDEO: Tomori 1 - 1 Pogradeci (Pepa 2' / Manellari 45+1')
NDESHJET/ Kategoria e Parë ka mbyllur dy sfidat e sotme për zonën play-off. Në Berat, Tomori ka barazuar 1-1 me Pogradecin, ndërsa në stadiumin e Luzit, Besa ka humbur 0-2 me Egnatian. Me këto rezultate, rrogozhinasit kryesojnë të vetëm duke u shkëputur në garën për ngjitjen në Superligë.
Sa i takon sfidës së Beratit, vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me Pepën në minutën e dytë. Ka qenë sërish sulmuesi që ka shpërdoruar nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hequr shansin e tri pikëve vendasve.
Teksa dukej se pjesa e parë do mbyllej në avantazhin e vendasve, ka qenë Manellari që ka vendosur ekuilibrat. Në pjesën e dytë, megjithë ndërrimet e shumta shifrat kanë mbetur të pandryshuara.
Kategoria e Parë , play - off , java 1
Stadiumi: Tomori, Berat
Arbitër: Blerim Ziri
Formacionet zyrtare:
Tomori: Haremi, Barjamaj, Caço, Canka, Gava, Kasmollari, Marku, Nako, Oshafi, Pepa, Ruço Trajner: Bledar Sinella
Pogradeci: Baçi, Abazaj, Dragoj, Hysenllari, Kasa, Liçkollari, Manellari, Shkulaku, Tako, Toma, Topllari Trajner: Ardian Abazaj
Komenti minutë pas minute:
90+5' Mbyllet 1-1 ndeshja në Berat.
90' Pesë minuta shtesë.
62' Barjamaj provon nga 25 metra, portieri i miqve i thotë "jo" golit të dytë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+1' GOOL! Isi Manellari barazon shifrat në fundin e pjesës së parë.
28' Pepa gabon nga pika e bardhë, ndal mjaft mirë Baçi.
13' Topllari kroson në zonë, nuk përfitojnë lojtarët e Pogradecit.
2' GOOL! Pepa kalon në avantazh Tomorin, pas vetëm 2 minutash lojë.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.
