
Besëlidhja 2 - 0 Kastrioti (Hoxha 79', 92')
NDESHJA/ Është mbyllur ndeshja mes Besëlidhjes dhe Kastriotit 2-0. Ka qenë Hoxha që me një dop[ietë I ka dhënë tri pikë me vlerë lezhianëve, duke siguruar vendin e dytë në Kategorinë e Parë grupi A. Kastrioti I ngjitur tanimë në Superligë ka vuajtur ndaj djemve të Plorit, duke mos ia dalë të marrë një pikë në transfertën e vështirë.
Kategoria e Parë, Grupi A - Play out
Stadiumi: Brian Filipi, Lezhë
Arbitër: Dorjan Maleta
Formacionet:
Besëlidhja: Vukasinovic, Bushi, Cokic, Dibra, Dordevic, Fetaj, Hepaj, Hoxha, Koleci, Moqi, Përgjoni Trajner: Elvis Plori
Kastrioti: Puja, Cela, Olayemi, Karakaci, Neziri, Nuriu, Okebegeu, Prodani, Sefgjinaj, Marku, Ajazi Trajner: Ramadan Ndreu
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet ndeshja 2-0
90+2 GOOL! Hoxha shënon golin e dytë me penallti
79 'GOOL! Hoxha kalon Besëlidhjen në avantazh
72' Lezhjanët të pafat, Besëlidhja luan me të gjitha forcat
70' Besëlidhja e pafat, godet traun e portës
65' Vendasit luajnë në gjysmëfushën mike, Besëlidhja kërkon me ngulm golin
53' Emiljano Cela faull ndaj Djordjevic, goditje dënimi për vendasit
46' Nis pjesa e dytë
45' +2 Mbyllet 0-0 pjesa e parë
45' Dy minuta shtesë
43' Besëlidhja pretendon për 11 metërsh, në vijimin e lojës vendasit tregohen të pasaktë
35' Këmbëngul Kastrioti, vijon 0-0
30' Lojë e fortë në mesfushë
21' Koleci tenton për vendasit, Puja i thotë "jo"
18' Bushi i thotë jo golit, shpëton Besëlidhja
10' Besëlidhja pretendon se topi ka kaluar vijën fatale, arbitri vijon lojën
3' Vendasit më ngulmues në nisjen e ndeshjes
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit