
Spanja ka arritur të fitojë me rezultatin 5-2 kundër Bregut të Fildishtë, ndeshje e vlefshme për turneun e futbollit të Lojërave Olimpike. "Furia e Kuqe" nuk ia doli të mbyllte gjithçka brenda 90 minutave, teksa takimi shkoi në kohë shtesë.
Ishin të parët afrikanët që realizuan me Eric Baillyn, megjithatë spanjollët ia dolën të barazonin dhe në fund të 90 minutave sfida përfundoi 2-2.
30 minutat shtesë folën krejtësisht për Spanjën që arriti të realizonte plot dhe 3 herë. Kësisoj përfaqësuesja iberike ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale të këtij turneu. Në këtë raund, Spanja do të luajë kundër fitueses së ndeshjes Japoni - Zelandë e Re.
Poll