
Janë mbyllur edhe 3 ndeshjet e tjera të ditës sotme në Bundesligë për javën e 28-të. Bayern Leverkusen ka pësuar një humbje të thellë ndaj Wolfsburg me rezultatin 1-4. Pongracic në pjesën e parë, Arnold, Steffer dhe sërish Pongracic në të dytë i dhanë një fitore të rëndësishme skuadrës mike.
Sfida tjetër interesante që prodhoi shumë gola ishte edhe ajo mes Frankfurt dhe Freiburg që u mbyll me rezultatin 3-3. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën u shënuan edhe 4 gola të tjerë. Skuadra mike shënoi dy herë brenda 2 minutash, por Frankfurt barazoi me Kamada dhe Chandler. Në këtë takim për 87 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar Amir Abrashi.
Werderi Bremen i Rashicës ngeci në barazim 0-0 ndaj Muncheglabah në shtëpi. Një pikë e rëndësishme për skuadrën vendase që nuk po kalon një moment të mirë dhe ndodhet në zonën e rënies nga Kategoria. Sulmuesi i Kosovës e nisi si zakonisht titullar, por pa lënë gjurmë.