Si sot 10 vite më parë në futbollin shqiptar sundonte skuadra e Dinamos. Asokohe kishte në krye një trajner si Ilir Daja, i cili arriti të krijonte një grup fantastik duke radhitur në koleksionin e trofeve të 18-tin në historinë e futbollit shqiptar.
Pikërisht për atë periudhë, dinamovitet janë bërë nostalgjikë teksa në kanalin zyrtar kanë postuar videon e festës së titullit kampion. “Si sot, 10 vjet më parë; Festa e Titullit të 18-të Kampion (në 60 vjetorin e klubit.)”, shkruhej në kanalin zyrtar të kryeqytetasve.