
Arturo Vidal kaloi sonte zyrtarisht te Interi .Mesfushori u largua nga Barcelona, ekip në të cilin ka patur mjaft shokë. Një nga ata është Leo Messi, i cili i ka dedikuar kilianit një postim në rrjetet sociale. Ylli argjentinas emocionon, teksa shkruan se rrugët e të dyve do bashkohen përsëri.
''Të kisha njohur vetëm si kundërshtar dhe më ishe dukur një fenomen, pastaj kam qën me fat duke të njohur personalisht e më ke surprizuar akoma më shumë. Në këto dy vjet kemi ndar shumë gjëra, je dalluar në dhomat e zhveshjes dhe do më mungosh Arturo. Të uroj gjithë të mirat në klubin tënd të ri. Do ritakohemi sërisht, me siguri.'' - Pohon Messi.
Poll