Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Veteranët e ekipit tregohen besnikë, Flamurtari i ri nis nga 2 emra

Shkruar nga NEWSPORT
Veteranët e ekipit tregohen besnikë, Flamurtari i ri nis nga 2 emra

Flamurtari po përjeton ditët më të zeza në histori. Klubi vlonjat duhet të nisë nga puna për ringritjen, ndërsa nga sezoni që vjen do luajnë në Kategorinë e Dytë. Andi Ribaj dhe Shpëtim Moçka nuk e kanë braktisur anijen, ndërsa tregojnë besnikëri për të qëndruar në Vlorë.

Dy lojtarë që do i kishin zili edhe në Superligë, me një eksperiencë të madhe në elitë, kanë vendosur të jenë pjesë e skuadrës edhe në të Dytën. Ngjitja e vlonjatëve nis nga këta dy emra, teksa në klub duhet të ndryshojnë shumë gjëra.

Administratori Sinan Idrizi konfirmoi se me fundin e kontratës do largohet, teksa skuadra do jetë sërish në dorën e Bashkisë së Vlorës. Nuk dihet ende nëse për Flamurtarin ka interes për investim pas borxheve dhe problemeve me FIFA-n.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga