Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Vetëm 7 minuta foto dhe video", ultimatum nga Shkodra, POROSIA për gazetarët dhe reporterët

Shkruar nga NEWSPORT

Fakt interesant ndodh nga radhët e stafit të sigurisë, në pragsfidën e Conference League ku Vllaznia do të presë Craiovan ditën e nesërme(e enjte) ora 21:00 në “Loro Boriçi”.

Lajmet e shumta për masat e sigurisë që ekipi në bashkëpunim me policinë  kanë sjell reagime, një ndër më interesantët është pikërisht lajmi që vjen nga një koment i shefit të sigurisë te klubi Vllaznia Ardian Zaganjori.

Zaganjori shprehet: Nuk do lejohet asnjë kamer në stadium, përveç dy kamerave të vendosura nga klubi. Çdo person që përdor celularin për transmetim i bllokohet celulari dhe i jepet pas ndeshjes. Të gjitha mediat e akredituara do filmojnë vetëm 7 minutat e para. Asnjë gazetar apo fotoreporter nuk do të lejohet në pistë apo tapetin e blertë.

Postimi i shefit të sigurisë për klubin Vllaznia:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga