Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vetëm 24 orë pushim për Partizanin, vjen edhe Torassa

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 24 orë pushim për Partizanin, vjen edhe Torassa

Dje, Partizani ka mbërritur në kryeqytet pas përfundimit të fazës përgatitore në Turqi, ku ekipi i Starovës ka bërë përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit. Starova ka vendosur që ditën e sotme ekipi të pushojë, ndërkohë që ka njoftuar se pushimet nuk do të zgjasin shumë pasi do të rinisë puna me ekipin në kryeqytet.

Sot, faqja zyrtare e klubit ka njoftuar, se ekipi do të ketë pushim vetëm 24 orë, pasi ditën e enjte, lojtarët do të nisin stërvitjen në orën 14:00 në kompleksin stërvitor “ Internacional Tirana” në Pezë.

Ekipit të kuq dje i është bashkuar dhe Agustin Torassa. Mësohet se argjentinasi do të zbresë bashkë me skuadrën në seancën e së enjtes në fushë për tu përgatitur normalisht me grupin.

[gallery columns="1" size="full" ids="74562"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga