Tifozët e Kukësit duket se nuk janë shumë të kënaqur me rezultatet që po merr skuadra së fundmi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, "Tifozat Kuksian", ia faturojnë përgjegjësinë trajnerit Shpëtim Duro, që sipas tyre, vetëm ai mund të përgjigjet për këtë gjë.
"Një Kukës me kaq cilësi, vetëm Duro mund ta shpjegojë përse ndodhet kaq poshtë", shkruajnë tifozët.
Kujtojmë që për momentin, në 8 ndeshje të luajtura, Kukësi ndodhet në vendin e 7 të tabelës së klasifikimit me vetëm 11 pikë të grumbulluara, ku në 5 ndeshjet e fundit numëron vetëm 1 fitore.

Poll