Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Vështirë që lojtarët të jenë në formë” Agim Canaj: Tirana do ketë më shumë probleme, diferencën e bën cilësia individuale

Shkruar nga NEWSPORT
“Vështirë që lojtarët të jenë në

Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet sërish në datën 3 qershor. Pas dy muajsh e gjysmë pushimesh prej pandemisë, tashmë është dhënë drita jeshile që futbollit të luhet sërish. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri I futbollit Agim Canaj është shprehur se Tirana do ta ketë më të vështirë pasi është stërvitur më pak, ndërsa cilësia individuale do të bëj diferencën.

"Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Kuptohet që karantinë kemi bërë edhe me muaj. Kjo goditje ishte në aspektin psikologjik. Të rrish brenda,  për një kohë të gjatë, nuk është e lehtë. Javë pas jave do të shohim se ekipet nuk janë aty ku duhet.

Ana psikologjike e skuadrave është e rëndësishme. Kushdo të jetë stafi, e ka të vështirë t’i sjellë në maksimum për kaq pak kohë. Vlora e Ballshi mund të jenë stërvitur më shumë ndoshta. Më të vështirë do e ketë Tirana, jo për vetëm për atë që ka bërë këto dy javë. Ka shumë elementë që ndikojnë te stërvitja.

Për dy javë bëhet një stërvitje e përzier.  Varet edhe nga cilësia individuale e lojtarëve. Ajo do bëjë diferencën, jo ana fizike. Me dy javë nuk mund të kemi cilësinë e para dy muajve. Tirana nuk do e ketë të njëjtën formë. Mund të pësojë një krizë dhe vazhdon. Me një miqësore nuk kapet forma, ritmi. Tifozët janë diccka tjetër, të motivojnë dhe të rritin ritmin”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga