Benevento po përjeton një moment aspak të mirë në kampionat. Trajneri Fabio Cannavaro, erdhi në krye të ekipit vetëm 4 javë më parë, dhe pas 2 pikëve të grumbulluara ai ka kërkuar dorëheqjen. Benevento nuk njeh fitore prej 6 javësh duke zbritur në vendin e 15 me 9 pikë.
Fabio Cannavaro ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner i Beneventos së Frederic Veselit, pas vetëm katër ndeshjeve. Një vendim i marrë pas humbjes ndaj Como ditën e sotme. Protestat e tifozëve ndaj ish-kampionit të Botës, sollën një bisedë të gjatë me ekipin dhe klubin. Presidenti Vigorito, ka vendosur të refuzojë dorëheqjen e trajnerit, duke e konfirmuar atë në stol dhe duke i shprehur atij besimin.
Poll