Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Verë "e nxehtë" për Elseid HYSAJ, gjiganti italian kërkon lojtarin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Verë "e nxehtë" për Elseid HYSAJ, gjiganti italian


Elseid Hysaj mund të jetë lojtari i Romës në sezonin e ri futbollistik. Sikurse raporton Calciomercato.com, drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë si alternativë lojtarin shqiptar.

 Alessandro Florenzo mund të transferohet në Spanjë tek Sevilla dhe në këto kushte, lojtari ideal për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes do të ishte 25 vjeçari nga Shkodra, i cili këtë merkato është kthyer në një objektiv për shumë skuadra të njëohura.

Për ta lënë të lirë lojtarin, Napoli kërkon 20 milionë euro, e ndërsa deri në fundin e verës, atëherë kur mbyllet edhe merkatoja, mund të ndodhin shumë gjëra. Një tjetër skuadër e interesuar për Hysajn është edhe Interi, apo edhe Manchester United.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga