Te Skënderbeu priten ndryshime për sezonin e ardhshëm,ku kryesisht flitet për largime. I pari në listë është Liridon Latifi i cili largohet në këtë verë pasi ka oferta të shumta nga jashtë. Në këtë mes duhettë gëzohen korçarët të cilët kanë akoma një kontratë me të.
Prej kohësh flitet se Dinamo e Zagbrebit po interesohet për Latifin dhe kontaktet kanë nisur, por ende nuk ka një ofertë zyrtare.
Në finalen e Kupës së Shqipërisë, Latifi do vëzhgohet nga përfaqësues të Dinamos së Zagbrebit dhe paraqitja e mesfushorit në këtë ndeshje do të jetë e rëndësishme për nisjen hapave të tjerë për të konkretizuar një marrëveshje mes klubeve.