
Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshjet e radhës në kampionat, takime këto të vlefshme për javën e 6-të. Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Tiranë dhe Shkodër.
Në “Selman Stërmasi” do të përplasin “brirët” mes tyre Dinamo e Flamurtari, dule ky që do të startojë në orën 15:30. Një duel shumë i rëndësishëm për “Blutë” dhe vlonjatët. Ekipi i Ilir Dajës do të tentojë vazhdimësinë, ndërsa kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët ëpr të siguruaer edhe fitoren e parë sezonale.
Nga krahu tjetër në “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia – Elbasani. Një tjetër duel i rëndësishëm dhe shumë i veçantë. Shkodranët dhe elbasanasit do të luftojnë “kokë më kokë” për triumfin, gjë e cila do t’u jepte edhe vendin e parë në kampionat. Aktualisht ekipi i Ivan Gvozdenovic kryeson me 11 pikë, 1 më shumë se kuqeblutë.