Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Shtangen” te Flamurtari, futbollisti 600 mijë eurosh mbyll papritur aventurën me kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
“Shtangen” te Flamurtari, futbollisti 600 mijë eurosh mbyll
William Baeten

Një largim i papritur ka ndodhur te Flamurtari. William Baeten nuk është më pjesë e kuqezinjve, me 28-vjeçarin që është larguar nga vlonjatët.

Belgu ishte një nga afrimet e bujshme të klubit, i cili në merkaton e verës krijoi përshtypjen e një futbollisti mjaft cilësorë që do të bënte diferencën në Superiore. Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe pavarëësisht vlerës së tij prej 600 mijë eurosh nga “Transfermarkt” ne atë periudhë, nuk ia doli të lërë gjurmë në Vlorë. Kjo ndikoi edhe në rënien e vlerës së tij në “Transfermarkt”, ku tashmë vlen 350 mijë euro.

Mesfushori nuk arriti të bindë drejtuesit, por as nuk gjeti dot hapësirat e dëshiruara dhe në këtë mënyrë mbyll aventurën e tij te Flamurtari. Si kuqezi luajti në 12 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste në Kupën e Shqipërisë, teksa në total ishte në fushë për 530 minuta.

Poll

Lexo gjithashtu