David Atanaskoski nuk do të jetë i gatshëm për Partizanin në ndeshjen kundër Tiranës. Derbi që pritet nga bardheblutë luhet këtë të diel, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Mbrojtësi i majtë është pikë kyçe për Partizanin. Kujtojmë se është lojtari me më shumë minuta te “Demat” këtë sezon. Në ndeshjen me Dinamon plotësoi numrin e kartonëve. Kjo është arsyeja përse do të mungojnë ndaj rivalëve të tjerë të kryeqytetit.
Mungesa e Atanaskoskit mund të konsiderohet dhe ters para ndeshjes me Tiranën. Kjo pasi në 3 ndeshjet e vetme që 27-vjeçari ka munguar këtë sezon në Superiore, Partizani nuk ia ka dalë të fitojë.
Dy barazimet ndaj Egnatias dhe Dinamos, si dhe humbja me Erzenin në fundin e vitit të kaluar, tregojnë për influencën e tij. Mbetet për t’u parë si do rezultojë takimi i katërt pa Atanaskoskin.