Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka luajtur me Tiranën, Partizanin dhe Teutën, Vllaznia rikthen në Superiore të preferuarin e Edi Martinit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur me Tiranën, Partizanin dhe Teutën, Vllaznia rikthen në
Sherif Kallaku

Vllaznia ka bërë një tjetër transferim shumë të bujshëm në këtë merkato. Shkodranët kanë firmosur me një nga lojtarët e preferuar të Edi Martinit.

Bëhet fjalë për Sherif Kallakun. Ky i fundit rikthehet kështu në Superiore pas 2 sezonesh, teksa këtë herë do të mbajë të veshur fanellën e Vllaznisë. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në orët në vazhdim.

27-vjeçari shton kështu konkurencën në repartin e sulmit, gjë e cila bën që Martini të ketë më shumë alternativa. Kështu Kallaku dhe Edi Martini ribashkohen sërish, teksa synimi këtë herë do të jetë të fitojnë trofe me Vllazninë.

Siç dihet lojtari nga Fushë – Kruja është pa ekip që prej janarit, periudhë kur mbylli edhe aventurën e tij me Sepsi OSK, ndërkohë në Superiore ka luajtur me Partizanin, Tiranën dhe Teutën. Pikërisht me durrsakët ia ka dalë të fitojë titullin dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërkohë Superkupën e ka fituar edhe me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga