
Tirana Kukesi
Jemi drejt fundit të kampionatit të rregullt dhe rruga sa vjen e ngushtohet për skuadrat drejt objektivave të tyre. Me garën e titullit që e ‘fshin’ Final Four, e gjithë lufta bëhet për vendin e 4-të dhe mbijetesën.
Tirana dhe Kukësi kanë në dorë fatet e secilës sot në orën 15:00. Skuadrat përballen ne Air Albania dhe fitorja nuk është thjeshtë kusht për të dyja, është çështje ‘jetë a vdekje’.
Humbja e Tiranës dhe fitorja e Dinamos bën që bardheblutë të dalin gati plotësisht nga gara për Europën. E njëjtë edhe për Kukësin që nëse humbasin në kryeqytet mund t’i thonë lamtumirë elitës së futbollit për sezonin tjetër nëse Teuta merr pikë ndaj Skënderbeut.
Poll
Poll