Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia si “mbretëreshë” përballë Flamurtarit, vlonjatët kërkojnë ta bëjnë ... “sefte”

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia si “mbretëreshë” përballë Flamurtarit,
Flamurtari - Egnatia

Flamurtari dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 5-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë në orën 19:00.

Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë sfidë jo vetëm prej formës aktuale të dy ekipeve, por edhe për shkak të së shkuarës.

Në të kaluarën, gjatë sezonit 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Egnatia dhe Flamurtari janë përballur dy herë. Në të dyja takimet kanë “triumfuar” rrogozhinasit.

Një herë me shifrat 3-0 e më pas në Vlorë me shifrat 1-2. Pra në këtë sfidë Egnatia shkon si “mbretëreshë” e pamposhtur, ndërkohë te Flamurtari kërkojnë ta bëjnë “sefte” me fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu