Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dhuna në supersfidën Partizani – Vllaznia, tifozi PËRJASHTOHET nga stadiumet (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna në supersfidën Partizani – Vllaznia, tifozi
Disiplina dhe Etika

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar. Në korrespondencë me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për aktet e dhunës në ndeshjen Partizani – Vllaznia është marrë një vendim ndaj një tifozi.

Për shkak të dhunës, është marrë vendimi drastik ndaj shtetasit Artur Xhemal Alibashit. Këtij të fundit i është ndaluar hyrja në stadiumet e futbollit në Shqipëri, për çdo veprimtari të zhvilluar nga FSHF.

Ky vendim qëndron në fuqi për një periudhë të pakufizuar kohe.

VENDIMI:  

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Poll

Lexo gjithashtu