
Ylli Aga ishte i ftuar mbrëmë në emisionin "Procesi Sportiv", ku foli për pritshmëritë e skuadrave në këtë sezon futbollistik.
Gazetari i njohur bëri një parashikim teksa deklaroi se Partizani është për titull kampion. Edhe pse logjika sportive të çon te trofeu mes Tiranës, Laçit dhe Teutës, për Agën skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të surprizojë në edicionin e ri futbollistik.
"Unë dua të vë një bast. Titullin kampion e fiton Partizani. Edhe pse Tirana, Laçi dhe Teuta janë logjikisht favorite, kam shumë besim te Ilir Daja. Te Partizani nuk është njësoj si te skuadrat e tjera. Humb një, dy ndeshje vijon punën i qetë. Ndërsa te ekipet e tjera nuk ndodh kështu", tha Ylli Aga duke shkaktuar polemika në panelin sportiv.