
Vasil Shkurtaj është një nga emrat më të përmendur në këtë merkato dimri. Sulmuesi i njohur pati fillimisht bisedime me klubin e Partizanit, por më vonë në lojë u fut edhe Kukësi. Aktualisht verilindorët kanë fituar më shumë kuota rreth shërbimeve të sulmuesit dhe marrëveshja duket në prag.
Edhe pse te Partizani u trumbetua me të madhe afrimi i tij, nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë një "scoop" i drejtuesve për të kamufluar futbollistin që realisht mund të vishet i kuq. Burime të besueshme tregojnë për Neësport.al që drejtuesit janë shpërndarë në disa opsione.
Mbrojtësi i majtë shihet si më i domosdoshmi për momentin. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me merkaton e 16-herë kampionëve të Shqipërisë, teksa duhen dhe dy javë për t'u mbyllur zyrtarisht kjo periudhë hyrje-dalje.