Lojtari i Kombëtares Shqiptare me orgjinë nga Kosova, Valdet Rama përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar largimin nga skuadra e tij 1860 Munich. Skuadra gjermane luante në Bungesligën e dytë dhe futbollisti shqiptar kishte luajtur për dy sezone atje. Rama ka falenderuar fansat e këtij ekipi po nuk ka shprehur asgjë në lidhje me të ardhmen e tij.
‘‘Përshëndetje fansa, ashtu si edhe ju e keni lexuar këto ditë une nuk do të vazhdoj të qëndroj në ekip. Kam kaluar dy vite shumë të bukura këtu, p;or edhe të vështira opasi shumë dëmtime që më kanë ndodhur më kanë detyruar të luaj pak kohë dhe jashtë formës sime optimale. Shpresoj shumë që skuadra këtë vit të luajë mirë dhe të arrij të ngjitet në katëgorinë tjetër. Unë ende nuk kam vendosur për të ardhmen time se ku do të luajë sezonin e ardhshëm”, ka mbyllur postimin Rama.