
Shpëtim Duro u zyrtarizua si trajner i Kukësit dy javë më parë duke zëvendësuar Ernest Gjokën. Debutim i tij i parë me verilindorët do të jetë finalja e Supekupës ndaj Partizanit. Në një intervistë për "Top-Channel", Duro ka folur për merkaton e skuadrës, Valdet Ramën dhe largimet e bëra. Gjithashtu trajneri 59-vjeçar ka treguar edhe objektivat që ka për këtë sezon me Kukësin.
"Po tentojmë për të zëvendësuar të larguarit në merkato, por patjetër që ka vështirësi pasi nuk kanë ardhur ende. Vetem Kotobelli është sot këtu, një qendërmbrojtës vjen nesër për të zëvendësuar Cuculin, por nuk do të kenë shumë kohë me skuadrën për ndeshjen e parë".
Rama dhe largimet në merkato? Lojtarë të tillë që kanë dhënë shumë për klubin nuk kam të drejt unë t'i largoj unë nga skuadra dhe këtë të mos e çoj njëri në mendje. Siç duket bisedimet me presidentin nuk kanë shkuar aty derisa të arrihet marrëveshja".
Prag Partizani? "Ne po mundohemi që të bëjmë një paraqitje të mirë që në ndeshjen e parë. Është llogjike që Partizani është një hap para nesh pasi ne kemi pasur shumë ndryshime, por kam besim te skuadra, pse jo të fitojmë Superkupën. Normalisht që edhe një ndeshje miqësore duhet ta fitosh dhe jo më një trofe. Periudha ime deri tani është e shkurtër, por objektivi im kur kam ardhur është kampionati dhe kupa", deklaroi Duro.