
Armando Vajushi është një objektiv i merkatos së Ternanës, sipas shtypit italian. E kërkon trajneri i ri i kësaj skuadre, Kristian Panuçi, që e ka pasur sezonin e shkuar te Livorno. Shtypi italian shkruan se Vajushi, i klasit 1991, mesfushor krahu, erdhi te Kievo pas 4 sezonesh në Bullgari me Liteks Loveç. Kievo e kaloi futbollistin shqiptar në huazim te Livorno, ku luajti 22 ndeshje. Ai mund të luajë pa problem në të dy krahët e mesfushës. Sezonin e ri shkodranin mund të shohim me fanellën e Ternanës.
Poll