
Myrto Uzuni rikthehet protagonist. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të, ndaj Budafogi (0-1) . Uzuni godet mirë nga penalltia, duke mposhtur portierin rival.
Ky është sezoni i parë për të në Hungari, e përshtatja ka ardhur shumë shpejt. Sa i përket statistikave, në 12 ndeshje janë shënuar 3 gola. Në javën e kaluar, 25 vjeçari shënoi nga jashtë zone, duke ndihmuar ekipin e tij. Me interes të madh pritet të shihen përformancat e tij në të ardhmen, teksa shpresohet se do vijohet me këtë ritëm.
Poll