Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Unë bëra punën time, arbitri të veten", sulmuesi i APOLONISË: Drejtuesit vendosin për mua, jam në formë

Shkruar nga NEWSPORT
"Unë bëra punën time, arbitri të veten", sulmuesi

Mario Gjata ishte një nga më të mirët në fushë për Apoloninë. Sulmuesi i talentuar arriti të fitonte një penallti ndaj Skënderbeut, sfidë që përfundoi 1-1.

Lojtari i fierakëve foli për momentin e shumëdiskutuar si dhe për të ardhmen. Në fjalën e tij për Supersport, Gjata deklaroi:

"Unë pata kontakt në zonë, pastaj mendimi i takon dikujt tjetër. Është arbitri ai që e jep ose jo. Kontakt pata.

Sezoni? Patjetër që do të mbijetojmë. E nisëm keq kampionatin. Me ardhjen e trajnerit të ri ka ndryshuar. Gjithçka ka ndryshuar. S'e besojmë të jemi në këtë vend në tabelën e klasifikimit që jemi tani.

Gjendja? Siç e thatë edhe ju kam kaluar një dëmtim që më la shumë kohë jashtë fushe. Tani kam arritur formën time. Në fund të sezonit, nëse drejtuesit e shohin të arsyeshme, do të shqyrtojmë ofertat... S'e di është akoma për të folur për këtë", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga