
Një nga tifozët më të njohur në komunitetin sportiv, Alban Berisha i ka dedikuar një status në llogarinë e tij në facebook skuadrës së tij të zemrës, Tiranës. Bardheblutë të shtunën do të luajnë finalen e mbijetesës kundër Luftëtarit.
Në këtë moment të vështirë, skuadra më e titulluar në Shqipëri ka nevojë për lojtarin e 12-të, tifozët të cilët prej kohësh e kanë braktisur në shkallët e stadiumit. Për këtë Albani i fton të gjithë ultrasit bardheblu, të jenë në stadium duke lënë mënjëanë mëritë për të shpëtuar ekipin e "Tironës", siç e quan ai.
"Unë do të jem aty! Kush është tifoz i Tironës duhet të jetë në stadium kundër Luftëtarit dhe Vllaznisë. Nuk ka asnjë justifikim. Boll më me sherre dhe inate brenda llojit. Kush mungon në stadium, të mos i thotë vetes tifoz i Tironës! Tirona ka nevojë për çdo njërin prej nesh", shkruan Alban Berisha në facebook-un e tij.
Kujtojmë që Tirana gjendet në vendin e nëntë në renditje me 35 pikë dhe në këto dy sfida deçivize do të përcaktohet nëse bardheblutë do të mbijetojnë mes më të mirëve.
[gallery columns="1" size="full" ids="110774"]