
Ukraina u mposht dje 4-0 nga Anglia. Sfida që vlente për një biletë në gjysmëfinalet e Europianit 2020 është komentuar edhe nga trajneri i Ukrainës, Andry Shevchenko. Ish-sulmuesi ka treguar pas ndeshjes se sfida u vendos nga episode dhe se lojtari i tij më i mirë u dëmtua.
"Ndeshja u vendos nga episodet. Anglia është shumë më e fortë se ne, por episodet ndikuan. Ne humbëm qendërmbrojtësin që mund t'u shkaktonte probleme atyre (Kryvtsov). E vërtetë që ndodhi një rënie përqendrimi në goditjet standarte, e paguam shtrenjtë një gjë të tillë.
Ukraina ka zhvilluar një Europian të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe mungesave, kemi zhvilluar një futboll të bukur", tha Shevchenko pas ndeshjes.
Poll