Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

UEFA zbulon datat dhe oraret, ja kur i luan Shqipëria ndeshjet e National League

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA zbulon datat dhe oraret, ja kur i luan Shqipëria ndeshjet e National

Shqipëria do të nisi ndeshjet e National League në muajin shtator. Kuqezinjë janë në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin dhe kërkojnë që të renditet të parët në grup duke parë që shorti është i lehtë të paktën në letër. UEFA ka bërë të ditur datat dhe oraret zyrtare për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe sfida e parë do të jetë më 4 shtator në transfertë ndaj Bjellorusisë, ndërsa 3 ditë më pas do të presi në "Air Albania" Lituaninë.

Kuqezinjtë rikthehen më pas të luajnë në muajin tetor në datën 11 ndaj Kazakistanit në transfertë, ndërsa në datë 14 luajnë në shtëpi ndaj Lituanisë. National League për Shqipërinë do të mbyllet në muajin nëntor me sfidën e radhës që do të luhet në datën 15 ndaj Kazakistanit jashtë dhe ndeshja e fundit do të luhet në Shqipëri ndaj Bjellorusisë.

National League 2020-2021 - Datat / Orari

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga