
Pas lajmit se UEFA mund të pezullojë Skënderbeun nga Europa dhe ta gjobisë klubin korçar me 1 milionë euro gjobë, ka reaguar dhe ish-futbollisti i korçarëve, Liridon Latifi. Ish-titullari i Skënderbeut ka postuar një foto nga momenti i tubimit të djeshëm që u zhvilluar në korçë, ku si diçiturë shkruan: "Historinë s'mund ta marrë askush".
Kujtojmë që dje në Korçë është zhvilluar një tubim paqësor ku tifozë, qytetarë, intelektualë dhe personazhe të njohur të qytetit kanë dalë në mbështetje të skuadrës së futbollit të Skënderbeut, ndërsa sot thirrjeve për evitimin e dënimit të Skënderbeut iu është bashkuar dhe Latifi që u transferua te Akademia Pushkash në Hungari.
[gallery columns="1" size="full" ids="207720"]