Shqipëria do të presë finalen e UEFA Conference League më datën 25 maj. Është hera e parë që një finale e kompeticioneve europiane luhet në vendin tonë dhe Tirana ka nisur prej kohësh të bëhet gati, për të pritur mijëra tifozët që do të mbërrijnë në kryeqytet, të Romës dhe të Feyenoord.
Kreu i shoqatës së tifozëve të Feyenoord, Kees Lau, ka folur për mediat holandeze, ku ka treguar se më shumë se 8 mijë mbështetës nga organizata e tifozëve, do të jenë në Tiranë. Gjithashtu, Lau zbuloi se UEFA i ka dhënë urdhër Shqipërisë që të përcaktojë një zonë ku të rrinë tifozët e Feyenoord.
Sipas Lau, mbështetësit pa biletë ndoshta mund ndjekin ndeshjen në ekranet e mëdha në zonën speciale të tifozëve të Feyenoord, në zonën e Pedonales në Tiranë. “Fillimisht, ekranet e mëdha nuk ishin të vendosura në dispozicion për ne, por kam dëgjuar se Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, do ta rregullojë këtë”.
“Të gjithë tifozët së bashku në një vend të para-përcaktuar, e bën gjithashtu shumë më e lehtë për policinë në terren, e cila nuk ka shumë përvojë me këto lloj organizimesh të mëdha”, tha Lau.