Federata Shqiptare e Futbollit, e angazhuar totalisht me kombëtaren kuqezi në Francë, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen e Skënderbeut, që është pezulluar me një vit nga Kupat e Europës. Qeveria e futbollit shqiptar ka qenë e distancuar dhe nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me titullin e fundit të fituar korçarët. “Panorama Sport” shkruan se UEFA, e kontaktuar prej saj për këtë çështje, ka bërë me dije se në këtë rast vendimi i takon FSHF-së. Gjithashtu, UEFA sqaron se ekipet pjesëmarrëse në Kupat e Europës do të përcaktohen në mes të muajit qershor, që do të thotë pas vendimit të KAS-it në lidhje me Skënderbeun.
UEFA: FSHF vendos për titullin e Skënderbeut
Korçarët i gëzohen një goli të Salihit në kampionatin e fundit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.