Superiorja e grupmoshave për 17 dhe 19 vjeçarë luajti ditën e djeshme javën e 3-të të saj. 10 ekipe për secilën grupmoshë zbritën në fushën e lojës për të zvhvilluar 5 ndeshjet e rradhës.
Në grupmoshën e 19-vjeçarëve nuk pati shumë surpriza me ekipet favorite që fituan ndeshjet e tyre. Tirana mposhti 4-1 Dinamon në derbi nërsa Partizani fitoi 0-1 me Teutën. Superndeshja e javës ishte ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë ku u prodhuan plot 9 gola me fitoren 4-5 të shkodranëve.
Tek 17-vjeçarët Tirana siguroi sërish 3 pikët në derbin me Dinamon, kësaj rradhe me rezultatin 3-2. Durrsakët i kthyen ‘reston’ Partizanit teksa e mposhtën 1-0 ndërsa Vllaznia u mposht 3-1 nga Shkëndija e Tiranës.
Rezultatet e ndeshjeve:
Superiore U19
Teuta 0-1 Partizani
Tirana 4-1 Dinamo City
Internacional 1-3 Apolonia
Laçi 2-0 Skënderbeu
Bylis 4-5 Vllaznia
Superiore U17
Teuta 1-0 Partizani
Tirana 3-2 Dinamo City
Akademia Futbollit 2-2 Apolonia
Laçi 0-4 Skënderbeu
Shkëndija e Tiranës 3-1 Vllaznia