Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U zhduk nga Ballshi me 10 gola, 24-vjeçari përfundon në Indi

Shkruar nga NEWSPORT
U zhduk nga Ballshi me 10 gola, 24-vjeçari përfundon në Indi

Saliu Guindo ishte një nga lojtarët që spikati në sezonin e shkuar te skuadra e Bylisit. Sulmuesi 24-vjeçar nga Mali arriti të realizonte 10 gola në 26 ndeshje që u aktivizua. Cilësitë në fazën ofensive e bënin atë një futbollist të rëndësishëm për elitën e vendit tonë. Mirëpo pakënaqësitë me ekipin mallakastriot e detyruan të largohej pa asnjë lloj paralajmërimi.

Pushimet e verës i kaloi në Shqipëri dhe më pas u transferua në Turqi me skuadrën e Ankarasë, pa mundur të lërë gjurmë. Në 30 shtator u largua nga shteti turk për të mbetur disa muaj pa ekip. Në 27 nëntor të vitit që lamë pas, 24-vjeçari u transferua në Indi te ekipi i Gokulam. Një futbollist mjaft punëtor që spikati në majën e sulmit të Bylisit, por cilësitë dhe karakteri s'u mirëmenaxhuan nga drejtuesit shqiptarë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga