
Policia e shteti ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në sfidën Sopoti-Mirdita. Lojtari i Mirditës, Armando Marku goditi me grushta gjyqtarin e takimit, Klajdi Qëndro duke I thyer hundën, ndërsa më pas u arratis nga dritarja e dhomave të zhveshjes. Ditën e djeshme në media u përfol se Marku ishte vetëdorëzuar, por policia jep versionin e saj duke zbuluar se lojtari i Mirditës është arrestuar në flagrancë. Tashmë, Marku pritet të ndiqet penalisht nga organet kompetente, ndërsa rrezikon edhe burg.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin "Nexhip Trungu", Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë", njofton Policia.