Ivan Balliu nuk luajti ndaj Polonisë me justifikimin se është i dëmtuar. Gjithsesi, sipas shtypit spanjoll, e vërteta është krejt ndryshe. Lojtari i Kombëtares është pozitiv me Coronavirus, teksa mësohet se është infektuar gjatë grumbullimit me kuqezinjtë.
Balliu pritej të ishte gati për Poloninë, por në këtë sfidë kualifikuese, nuk u pa as titullar as në stol. Lojtari do mungojë edhe për Rayo Vallecanon, në takimin që ka skuadra e tij në La Liga. Nuk dihet se kur futbollisti do kthehet në fushë, por te Vallecano shpresojnë që ta kenë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur.

Galeria fotografike ()
Poll