Anteo Osmanllari do të kalojë te Partizani. Futbollisti vjen nga ekipi i Turbinës, me 22 vjeçarin që është gati tani për një aventurë të re. Ai është stërvitur me të kuqtë në verë, por bllokimi i merkatos i prishi tërësisht planet. Tani situata është ndryshe, pasi kryeqytetasve u është "hapur" dritarja e transferimeve.
Mbrojtësi Osmanllari ka luajtur për të rinjtë e Skënderbeut, Korabin, Burrelin apo dhe Pogradecin. Me interes të madh pritet të shihen përformancat e tij me Partizanin, teksa do ketë edhe ai shansin të tregojë veten.

Poll