Mauricio Pochettino u shkarkua dje nga pankina e Tottenhem, ndërsa sot “football.london” ka gjetur ekipin e ri të trajnerit të njohur. Bëhet fjalë për Arsenalin, skuadrën e Premier League që nuk po kalon momente pozitive me Unai Emery në krye të ekipit.
Gjasat janë që ky i fundit të largohet dhe sipas medieve britanike, Pochettino është kandidat potencial për ta zëvendësuar. Çfarë do të ndodhë nëse argjentinasi emërohet në krye të “Topçinjve”? Këtë do të mund ta tregojnë javët pasuese. Edhe pse ai arriti në finalen e Champions League në sezonin e shkuar, kjo s’ka mjaftuar që të qëndrojë në krye të “Spursave”.