
Marash Kumbulla është rikthyer ditën e sotme në Romë pas dy ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i talentuar ishte titullar në të dyja takimet, ndërsa ndaj Lituanisë nuk e mbylli të gjithë sfidën.
Te Roma ditën e sotme të gjithë lojtarët e ardhur nga ekipet kombëtare u janë nën shtruar tamponëve përfshirë këtu edhe Kumbullën.
Për fat të mirë përgjigja e mbrojtësi kuqezi ka rezultuar negative ashtu si e gjithë lojtarëve të tjerë, ndërsa pozitiv ngelet vetëm Diwarra që është infektuar prej disa ditësh. Roma do të luajë ndeshjen e radhës në fundjavë ndaj Beneventos dhe Kumbulla pritet të jetë titullar.
Poll