Angelo Tafas u prezantua ditën e djeshme te Kukësi duke përforcuar organikën verilindore. Roland Peqini është njeriu që e ka sugjeruar portierin 20-vjeçar te nënkampionët e Shqipërisë. Ndërkohë, burime për newsport.al bëjnë me dije që i njëjti “gardian” u është ofruar edhe bardhebluve.
Mirëpo drejtuesit s’e kanë parë të udhës të arrijnë një marrëveshje me të duke ia lënë në dorë portën pikërisht një mjeshtri si Emanuel Egbo. Ndaj trajnerit kampion ka “shpërthyer” Saimir Patushi.
Ish-mesfushori i klubi kryeqytetas nuk përmbahet teksa në rrjetet sociale shkruan: “Vllai Egboja kishte pord*ë se doli kampion. T’i shkojë mbarë te Kukësi”, përfundon i irrituar ish-lojtari bardheblu duke mos u përmbajtur në këtë mënyrë ndaj teknikut aktual që riktheu titullin pas 11 vitesh.