Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U përfol edhe Armando Broja, trajneri i Chelsea-it: Nuk e do fanelën e Lukakut

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol edhe Armando Broja, trajneri i Chelsea-it: Nuk e do fanelën e

Thomas Tuchel ka folur para ndeshjes me Everton, ku Blutë e Londrës e nisën mbarë duke fituar 1-0. Para kësaj sfide trajneri i Chelsea ka thënë se lojtarët janë supersticiozë dhe nuk pranojnë të marrin numrin 9-të në fanelë.

Pas dështimit të Romelu Lukakut në Londër, futbollistët duken të trembur nga pikërisht nga 9-ta që belgu mbante mbi shpinë. Në fjalën e tij para gazetarëve, Tuchel është shprehur:

“Futbollistët më thonë që 9-a është e mallkuar dhe nuk e marrin. Të gjithë futbollistët që janë këtu, më thonë shiko se 9-ën e ka pasur ky apo ai lojtar dhe nuk kanë shënuar.

Thënë ndryshe, asnjë nuk dëshiron ta prekë atë numër dhe duke qenë supersticioz edhe unë, i mirëkuptoj lojtarët. Deri tani askush nuk po i del zot numrit 9”, tha ai.

Për fanelën me numrin 9-të u përfol dhe Armando Broja. Por, me sa duket askush nuk do ta mbajë te Chelsea.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga