Tefik Osmani u detyrua të linte skuadrën me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen Teuta - Kukësi. Qendërmbrojtësi i durrsakëve shmangu një gol thuajse të sigurtë, megjithatë hero i asaj fitoreje ishte edhe Isli Hidi që arriti të priste penalltinë e shkaktuar nga futbollisti korçar.
Si një lojtar profesionist ai s'mund të linte pa ndëshkuar veten e tij. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shtatlarti shfaqet me shokët e skuadrës duke drekuar, ndërkohë që shkruan: "Kur prek topin me dorë, duhet edhe të paguash", përfundon ai duke treguar që fatura e drekës do të shlyhet nga ai.
Poll