
Është mbyllur Vllaznia 0-0 Kastrioti. Vendasit kryesues të Superligës janë ndalur në shtëpi në një ndeshje që ka qenë mjaft e luftuar. Tension, lojë e rëndë dhe kartona kanë karakterizuar 90 minutëshin, që është zhvilluar në një rrebesh dhe erë të fortë.
Pjesa e parë ka parë vendasit më të gatshëm për të shënuar, me miqtë që janë tërhequr në fushën e tyre. I gjithë 90 minutëshi është karakterizuar nga një lojë e fortë, teksa në fund kishte vend edhe për një karton të kuq të Nezirit, që ndërhyu rëndë te Da Silva. Ky barazim i kryesuesve të Vllaznisë i shkon për shtat Partizanit dhe Teutës, që përballen nesër në Durrës.
Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric tha për Gol pas Goli:
Përse nuk fitoi Vllaznia sot?
Ne nuk jemi ekip i klasit europian, na duhet të punojmë dhe të mundohemi të përfitojmë nga çdo takim që kalon, sepse nuk do fitojmë çdo ndeshje. Presioni? Sot ishte një ditë e vështirë për të luajtur futboll, ky terren me shi na e bëri më të vështirë për të shkuar te goli.
Kundërshtari? Kemi pasur më shumë raste dhe kemi qarkulluar më shumë topin. Kemi shtatë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Topi i gjatë? Duhet të luajmë më mirë megjithë rastet që kishim sot. Edhe gjykimi ka pasur problemet e veta por kjo është ndeshja. Nervozizmi për ritualin e mesfushës? Fakti i shiut ishte që ne nuk u grumbulluam në fushë në fundin e saj.
Dunga? Kemi pasur mundësi të fitojmë por nuk kam qejf të komentoj për futbollistët që nuk ishin në fushë. Reagimi? Duhet ta kuptojmë dhe pranojmë të jemi me këmbë në tokë. Nga kjo ndeshje duhet të mësojmë shumë", tha Brdaric.