Partizani doli me humbjen nga ndeshje e sotme ndaj Skënderbeut. Korçarë fituan 1-2 në “Selman Stermasi”, dhe në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Sormani habit me deklaratën e tij shprehet se sot meritonim fitoren dhe jo barazimin apo humbjen.
“Është e vështirë të japësh nëj shpjegim për humbjen. Në pjesën e dytë bëm më mirë se në të parën. Në momentin e parë që ndodhemi në vështirësi e kemi të vështirë të marrim veten pasi pësojmë 2 gola për një minutë. Ata që e shikojnë ndeshjen nga jashtë nuk mund t’I japin një shpjegim llogjik. Kemi qenë shumë mirë në fushë dhe I kemi lënë shumë pak kundërshtarit dhe jemi shprehur siç duhet”.
Humbjet janë çështje fati apo kundërshtarët janë të më të fortë? “Unë besoj nuk është çështje fati sepse ne meritonim të fitonim ndeshjen dhe jo të barazimin. Kur ndodh disa herë mendoj se është një problem personaliteti dhe karakteri”.
Formacioni I Partizanit? “3 lojtarët e rinj nëse bëjnë mirë në stërvitje nuk e kuptoj se përse nuk duhet të merren në konsideratë. Problemi tani është edhe çështje fizike, pasi dikush ka ardhur me vonesë dhe duhet vlerësohet edhe gjendja fizike e tyre”.
E prisnit këtë cilësi te Partizani? “Ne sot krijuam shumë sot dhe mendoj se skuadra nuk duhet kritikuar për paraqitjen që ka bërë në fushë”.
Rikthimi te fitoret? “Nuk kritikoj një skuadër që luan futboll. Më ka pëlqyer loja që kemi zhvilluar sot ndaj Skënderbeut”.