Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U largua pak minuta para ndeshjes ndaj Laçit, Dede: Sot është ndërhyrë në formacion, nuk kishim ide të njëjta me presidentin Halili

Shkruar nga NEWSPORT
U largua pak minuta para ndeshjes ndaj Laçit, Dede: Sot është

Nevil Dede u largua nga drejtimi i Tiranës vetëm pak minuta para ndeshjes ndaj Laçit. Bardheblutë u mundën 0-1 nga kurbinasit. Në një prononcim për "Pressing", Dede tregoi edhe arsyet e largimit nga Tirana. Fakti që presidenti Halili kishte ndërhyrë në formacioin e sotëm bëri që trajneri Dede të largohet.

Motivi i largimit? "Çdo gjë është bërë e qartë dhe një zgjidhje për të gjithë. Një falenderim shkon për stafin ku punova, tifozët, presidentin dhe lojtarët. Nuk ndanim të njëjta ide dhe mendim për lojtarët dhe ecurinë e sezonit. Kur nuk ndan të njëjtin mendim, dikush duhet të hapi krahun dhe kështu e pëson trajneri. Në momentin që dikush fillon punë duhet të ekzistoj besimi pasi kur nuk ke besim nuk mund të vazhdohet. Unë nuk jam preçedentë pasi unë jam rritur te ky klub dhe nuk mendoha dy herë për të firmosur. Me presidentin Halili jam larguar në mënyrën më të mirë dhe miqësore".

Diskutimi me presidentin para ndeshjes? "Mund të kishte edhe zgjidhje të tjera, por unë atë vajta me dëshirë pasi nuk isha pa punë dhe vajta nga rruga. Isha në punë dhe është një model si klubet shqiptare duhet të funksionojnë. E dija që nuk do të isha I përjetshëm në ekipet kombëtare dhe vajta te Tirana për të dhënë idetë e mia. Ndanim idetë të ndryshme dhe presidenti nuk ishte dakort me këtë".

Çfarë ndryshoi këtë herë që fimosët me Tiranën? "Gjithmonë e kam marrë Tiranën gjatë rrugës dhe unë duhet të rregulloja rrëmujën e krijuar. Jam krenar për punën që bëra dhe punova me përgjegjësi. Kam menduar se vajta te Tirana nuk ishte për të mbyllur me sezonin, por për vazhdimsinë. Të mbyllnin këtë vit dhe më pas të punonin për sezonin tjetër që të bënim më mirë".

Është ndërhyrë nga klubi Tirana në punën e Dedes? "Asnjëherë përveç sot. Nuk ka rëndësi emrat e lojtarëve apo si do luanim. Nëse besimi thyhet atëherë do të largohet dikush që në këtë rast është trajneri pasi nuk mund të largohet presidenti që investon. Kam bërë një formacion dhe nuk e di se çfarë është bërë më pas pasi u largova. Me mirësi dhe me diskutim u sqarova me presidentin dhe mendoj të ngelemi miq. Nuk ndjej keqardhje pasi çdo gjë e kam bërë aq sa e njoh un futbollin dhe me përgatitjen që kam. Unë e shikoja ndryshe dhe nuk ishim në një mendje me presidetin dhe jeta vazhdon. Nuk mendoj se skuadra është në moment të vështirë pasi është rikthyer Cale e Çelhaka, por është afruar edhe Seferi, ndërsa sulmuesi nga Finlanda do pak kohë që të afrohet. Nuk pendohem që largohem pasi formacionin duhet ta bëjë trajneri pasi për këtë punë është".  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga