
Mirsad Jonuz u largua nga Vllaznia disa ditë më parë. Trajnerit maqedonas I përfundoi kontrata në fund të muajit maj dhe për këtë arsye, Jonuz u larguar pasi situata nuk ishte aspak e mirë. Lojtarët kanë kohë pa u paguar dhe kjo ka gjë bëri që tekniku maqedonas të marrë vendim për t’u larguar. Në një intervistë për “Syri TV”, Jonuz tregoi edhe arsyet e largimit nga Shkodra.
“Çdo ditë flisja me lojtarët e mi që ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Të gjitha energjitë e mia I shpenzoja për këtë duke mos pasur mbështetje për dy muaj trajnim. Erdha në Shkodër në datën 18 maj dhe shkova në stërvitje për 5 minuta pasi isha në karantinë për 14 ditë. Fola me lojtarët se çfarë problem keni. Një prej tyre më tha që nuk kam drita, një tjetër më tha që nuk kam naftë për të ardhur në stërvitje. Shkova në restorantin ku ushqehen lojtarët dhe kishte përfunduar kontrata dhe për mua ishte e rëndësishme që lojtarët të ushqeheshin”.
Largimi nga Vllaznia? “Suad Lici është vetëm aty dhe nuk është ai problem pasi ai nuk ka mbështetjen e Bashkisë. Në Shkodër kanë një lojë politike që hyn klubi I Vllaznisë sepse për 7 ditë është shpenzuar buxheti për 2020 dhe kjo është e pabesueshme. I kam dërguar 10 mesazhe admistratorit për gjithçka dhe nuk më kanë dhënë asnjë përgjigje. Pasi erdha në Shkodër lojtarët e mi u futën në grevë dhe Andi Lila i ka mbështetur. Nëse nuk merr rrogën kjo për mua nuk është futboll, këta lojtarë janë të lodhur”.