
Micheal Ngoo u largua nga Tirana pas përfundimit të sezonit të kaluar ku bardheblutë u shpallën kampion të Superligës pas 11 vitesh. Drejtuesit e klubit kërkuan që lojtari të rinovonte, por kërkesat e larta që ai kishte bën që kjo tratativë të mbyllej pa sukes.
Tashmë Ngoo nuk ka gjetur ende asnjë skuadër dhe pas largimit nga Tirana nuk ka firmosur ende.
Mediat angleze bëjnë me dije se sulmuesi mund të rikthehet sërish në Angli dhe të firmos me Oldham Athletic që militon në ligën e 4-të ose e quajtur ndryshe League Tëo, por që është pas Premier League, Championship dhe League One.
Ngoo ishte pjesë e Oldham para se të firmoste me Tiranën në vitin 2017 dhe tashmë pas 3 vitesh mund të rikthehet sërish te kjo skuadër pasi drejtuesit e klubit anglez kanë shfaqur interesim për të.
EXCLUSIVE: Oldham Athletic are also showing interest in re-signing former Liverpool striker Michael Ngoo, who most recently played his football in Albania. #OAFC #EFL_HUB pic.twitter.com/Rws0YvcSSA
— EFL HUB (@efl_hub) November 23, 2020