Lucas Cardozo është një nga lojtarët e larguar të Partizanit gjatë kësaj merkato janari. Sulmuesi brazilian kishte kontratë deri në fund të sezonit me të kuqtë, ndërsa nuk pranoi rinovimin e kontratës pasi kishte një ofertë të majme nga një skuadër nga Kazakistani.
Drejtuesit e Partizanit kanë pranuar largimin e Cardozo që tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë për t’u bashkuar me ekipin e ri. Tashmë është zbuluar se FK Kyzyl-Zhar është skuadra me të cilën 27-vjeçari brazilian do të firmosë në ditët në vijim.
Akordi mes tij dhe klubit nga Kazakistani është gjetur dhe në orët në vijim do të bëhet edhe zyrtarizimi. Pas aventurave te Pelister, Drita, Besa e Kavajës dhe Partizani, Cardozo do të luajë për herë të parë në kampionatin kazak.